Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.
IHK njofton se temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Instituti bën me dije se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12–15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 33 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriperëndimore dhe perëndimore, me shpejtësi 1–6 m/s. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.