Osmani: Pas zgjedhjeve, i thashë Abdixhikut që emri im të mos propozohej për presidente
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, ka treguar se pas zgjedhjeve të 6 qershorit kishte njoftuar LDK-në se nuk dëshironte që emri i saj të propozohej për një mandat të dytë si presidente.
Osmani ka sqaruar se deklaratat e saj të mëhershme për një mandat të dytë ishin bërë në një situatë tjetër politike, kur, sipas saj, ishte krijuar një mundësi e re në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka deklaruar se kjo mundësi nuk ishte shfrytëzuar dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj para strukturave të LDK-së.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.