☁️
Tiranë 14°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.30 ▼1.69%
ARI 4,231 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,774 ▲ +0.86% ETH $2,542 ▲ +1.28% XRP $1.4058 ▲ +0.34% SOL $111.5000 ▲ +1.18%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.30 ▼1.69 % ARI 4,231 ▲0.36 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.30 ▼1.69 % ARI 4,231 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Paraburgim për katër shtetas të Turqisë, e sulmuan fizikisht të riun nga Shkupi që punonte si shpërndarës i ushqimit

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar në Shkup pasi dyshohen se kanë sulmuar një shpërndarës ushqimesh 20-vjeçar, pas një konflikti në komunikacion.

Sipas policisë, ata fillimisht me veturën “Audi” kanë goditur motorin e të riut, e më pas e kanë sulmuar fizikisht. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal, ndërsa gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit.

“Më 25.05.2026, në ora 01:30 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë shtetas të Turqisë, duke vepruar pas një denoncimi të bërë më 24.05.2026 rreth orës 19:55. Sipas denoncimit, në rajonin e Qendrës në Shkup, pas një përleshjeje verbale lidhur me komunikacionin, ata fillimisht me automjetin e tyre “Audi” kanë goditur motorin e F.M. (20) nga Shkupi, i cili ishte duke kryer detyrat e punës si shpërndarës, ndërsa më pas e kanë sulmuar fizikisht. Nga Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal, ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake u është caktuar masa e paraburgimit”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.