☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas takimit të një dite më parë me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama do të mbledh këtë të hënë ministrat –sërish në qytetin e Pogradecit.

Në këtë takim i cili njihet një “retreat”, ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore.

Të dielën takimi me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste zgjati shatë orë. Kryefjalë e takimit ishin dy dokumentet e prezantuara nga shefi i qeverisë në fund të korrikut (‘Besa’, ‘Prania Besnike’), dokumente që synojnë të reflektojnë frymën e re të socialistëve në këtë mandat të katërt me theksin te shqetësimet e qytetarëve, si dhe ‘Pasqyrë Albania’, platforma ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale.

Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protestën gati 3 muaj para zyrës së kryeministrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.