☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Pas takimit me drejtuesit e PS-së, Rama mbledh në Pogradec kabinetin qeveritar

Një ditë pas takimit me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet dhe krerët e komisioneve parlamentare në Pogradec, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat e kabinetit qeveritar. Takimi pritet të fokusohet te puna e bërë gjatë vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës të socialistëve, si dhe te prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit.

Ministrat pritet të raportojnë para kryeministrit mbi punën e kryer në dikasteret që drejtojnë, ecurinë e projekteve dhe angazhimet që synojnë të realizojnë në vijim. Mbledhja vjen një ditë pas takimit të zhvilluar në Pogradec me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, ku në fokus ishte organizimi dhe prioritetet e forcës politike në vijim. Gjatë takimit të një dite më parë u prezantuan edhe “Besa” dhe “Pasqyra Albania”, një platformë që, sipas kryeministrit Rama, synon të krijojë një sistem të unifikuar për evidentimin dhe ndjekjen e shqetësimeve të qytetarëve.

Rama tha se ambicia është që çdo kërkesë apo problem i qytetarëve të regjistrohet dhe të ndiqet në kohë reale nga institucionet përgjegjëse, duke bërë të monitorueshme edhe respektimin e afateve. Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ka publikuar edhe një fotografi nga Pogradeci, të cilën e ka cilësuar si një “fragment kristali të natyrës pogradecare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.