☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,716 ▲ +0.42% ETH $2,265 ▲ +0.88% XRP $1.2491 ▼ -0.54% SOL $95.4800 ▼ -1.36%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

PDK sërish në Kuvend, Kabashi Ramaj: Kurti po e çon vendin drejt autokracisë

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë paraqitur sërish në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në orën 11:00, në pritje të vazhdimit të seancës konstituive.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, i ka bërë thirrje liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.

Ajo ka thënë se PDK-ja nuk po kërkon privilegj, por funksionimin e shtetit dhe respektimin e Kushtetutës.

“Kurti, thirre seancën. Konstituoje Kuvendin. Respekto Kushtetutën dhe lëri institucionet të bëjnë punën e tyre. Sepse Kosova nuk është pronë e një lideri. Kosova u përket qytetarëve të saj”, ka deklaruar Kabashi Ramaj.

Sipas saj, deputetët janë zgjedhur nga qytetarët për të punuar dhe për të trajtuar problemet e tyre, ndërsa situata aktuale po i mban institucionet jofunksionale.

Kabashi Ramaj ka akuzuar Kurtin dhe LVV-në se po e mbajnë peng funksionimin institucional të vendit, duke thënë se pasojat e kësaj krize po i bartin qytetarët.

Ajo ka përmendur pacientët dhe mjekët, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ushtarët, zjarrfikësit, mësuesit, studentët, fermerët dhe bizneset si kategori që, sipas saj, preken drejtpërdrejt nga mungesa e funksionalitetit institucional.

Deputetja e PDK-së ka kritikuar gjithashtu atë që e ka cilësuar si përqendrim të pushtetit, duke paralajmëruar për rrezikun e dobësimit të demokracisë.

“Këto janë shenja paralajmëruese të rrëshqitjes drejt autokracisë”, ka thënë Kabashi Ramaj.

Ajo ka theksuar se asnjë fitore zgjedhore dhe asnjë lider nuk mund të jetë mbi Kushtetutën dhe shtetin, duke kërkuar që Kuvendi të konstituohet dhe institucionet të fillojnë punën./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.