☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $63,992 ▼ -0.42% ETH $1,806 ▲ +0.24% XRP $1.0938 ▼ -1.33% SOL $76.7200 ▼ -1.88%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
Kosova

“Përgatitu se s’ke me dalë kurrë”- Jehona Krasniqi-Morina kujton fjalët e nënës që e mbajtën të fortë

Në episodin e pestë të podcastit “Rrugëtimi”, Jehona Krasniqi-Morina, ish e burgosur në Burgun e Lipjanit, ka rrëfyer një nga momentet më të rënda dhe më përcaktuese të jetës së saj: vizitën e parë të nënës në burg.

Duke folur për atë se çfarë e ka mbajtur të fortë nga hyrja në burg, dalja prej tij dhe deri më sot, Krasniqi-Morina tha se ishte pikërisht qëndrimi i nënës ai që e përgatiti për më të keqen.

“Ajo çka më ka mbajt mua që nga hyrja në burg e dalja dhe sot e kësaj dite është që vizita e parë e nënës time kur ka ardhë me më vizitu”, kujton ajo.

Krasniqi-Morina e kujton atë moment si një ballafaqim të rëndë emocional, ku nëna e saj, edhe pse me dhimbje të madhe, nuk i dha iluzione se dalja nga burgu do të ishte e lehtë.

“Ai qëndrimi i saj, me sytë e pëlhurës por lot që nuk dilnin, ishte që fjala e parë nga personi që e di që kur je në prezencë të asaj mua nuk më ndodh kurrgjë e keqe se e heq rrezikun, por fjalia e saj ishte “përgatitu se s’ke me dalë kurrë.””, e kujton Krasniqi-Morina mesazhin që i dha nëna e saj.

Më pas, Krasniqi-Morina rrëfen fjalinë që sipas saj në atë moment e goditi rëndë.

“Derë e vogël tha e madhe për të hyrë derë e vogël për të dalë edhe me kaq e përfundoi atë që në atë moment m’u duk qe i gjithë burgu ra mbi mua”, shprehet ajo.

Megjithatë, ajo thotë se pikërisht kjo fjali, edhe pse në fillim iu duk tepër traumatike, më vonë u bë burim force për ta përballuar burgun dhe torturat.

“Për ato gjashtë muaj dhe për atë ditë të dënimit, kur e kemi marrë dy vite unë e kam përballu shumë lehtë çdo vendim që ka ardhë çdo torturë, sepse më përgatiti ajo frazë e saj”, u shpreh ajo.

Krasniqi-Morina tha se fjala e nënës e përgatiti për më të keqen, ndërsa kjo pritje e dhimbshme e ndihmoi ta përballonte realitetin e burgut.

Ajo tha se këto momente i kujton gjithmonë, ndërsa sot e sheh atë përballje si një nga arsyet pse arriti të qëndrojë e fortë.

Përveç rrëfimit për përvojën në burg dhe procesin gjyqësor, ajo foli edhe për rrugën e saj në media, arsimim dhe përpjekjen për të mos hequr dorë nga zhvillimi personal.

Krasniqi-Morina tha se pavarësisht sfidave, pauzave dhe gjendjes së vështirë ekonomike, arsimimi mbeti një nga shtyllat kryesore të rrugëtimit të saj.

Sipas Krasniqi-Morinës, arsimimi i hap rrugët e zhvillimit dhe i përgatit njerëzit më mirë për jetën.

“I hapë botëkuptimet e tyre, i hapë në rrugët drejt zhvillimit të jetës, i përgatit më tepër për jetën dhe e shohin botën ma realisht”

Ajo tha se gratë nuk duhet të mbeten peng i vuajtjeve, por t’i kthejnë ato në forcë dhe pikënisje për rimëkëmbje./Telegrafi/

Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë:

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.