Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 28 July 2026
S&P 500 7,413 ▲0.02%
DOW 52,210 ▲0.51%
NASDAQ 24,932 ▼0.18%
NAFTA 81.07 ▼1.86%
ARI 4,029 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,454 ▼ -2.65% ETH $1,876 ▼ -4.34% XRP $1.0510 ▼ -4.92% SOL $73.0900 ▼ -4.53%
S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.07 ▼1.86 % ARI 4,029 ▼1.17 % S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.07 ▼1.86 % ARI 4,029 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Kosova

Pesë vetura sekuestrohen në Vushtrri, dyshohet për dokumente të falsifikuara gjatë importit nga Korea e Jugut

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Autokrimeve Mitrovicë-Jug, ka realizuar kontrolle në disa lokacione në Vushtrri në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh gjatë importimit dhe zhdoganimit të automjeteve nga Koreja e Jugut.

Sipas Prokurorisë, kontrollet janë kryer me qëllim të sigurimit të provave materiale që lidhen me procedurën penale ndaj të dyshuarve.

“Veprimet hetimore janë ndërmarrë në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin e bazuar se të pandehurit, me dashje, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë falsifikuar dhe përdorur dokumente të falsifikuara publike gjatë procedurës së importimit dhe zhdoganimit të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, më 6 korrik 2026 të dyshuarit dyshohet se kanë manipuluar librezat koreane të automjeteve, duke ndryshuar vitin e regjistrimit të parë nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të plotësonin kushtet ligjore për import në Kosovë.

“Në dokumentet përkatëse është ndryshuar viti i regjistrimit të parë nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të paraqiteshin si jo më të vjetra se dhjetë vjet dhe, në këtë mënyrë, të mundësohej importimi i tyre në Republikën e Kosovës”, thekson Prokuroria.

Sipas njoftimit, dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë përdorur gjatë procedurës së importimit dhe zhdoganimit të pesë automjeteve, për të cilat janë lëshuar Deklarata Unike Doganore (DUD) me të dhëna të pasakta.

“Pesë veturat të cilave dyshohet se u janë falsifikuar dokumentet janë sekuestruar”, njofton Prokuroria.

Lidhur me rastin, ekziston dyshimi se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se, në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe sigurimin e provave në përputhje me dispozitat ligjore. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.