“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Terri
Edmond Haxhinasto i Partisë së Lirisë tha të premten se publikimi i hartës së re territoriale nga Partia Socialiste i dha fund mundësisë që reforma të ndërtohej me konsensus mes palëve dhe me fokus përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Sipas tij, gjatë punës së Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale nuk u analizuan pasojat e reformës së vitit 2015 dhe as nuk u diskutuan kriteret mbi të cilat duhet të mbështetej një ndarje e re.
Në një postim në rrjete sociale ai argumenton se propozimi për uljen e numrit të bashkive synon centralizimin e funksioneve, shërbimeve dhe fondeve, ndërsa interesi i qytetarëve mbetet në plan të dytë. Sipas Haxhinastos, alternativa e opozitws me rreth 100 bashki wshtw njw model që afron shërbimet dhe forcon pushtetin vendor.
Reagimi
“Propozimi i PS, sinteze e deshtimit te qeverisjes dhe mentalitetit autokratik. Harta e ndarjes territorial e paraqitur nga PS i dha fund shpreses se te pakten kjo reforme do te behej ne menyre bipartizane dhe me nje qellim te qarte: pushteti vendor te shkonte me prane qytetarit per t’i ofruar sherbimet e tij. Ne fakt, sinjalet per kete perfundim, perfaqesuesit e PS i dhane te qarta qe ne fillim te punes se Komisionit per Reformen Administrative Territoriale, te cilet, ne vend qe te reflektonin mbi pasojat e reformes territorial te vitit 2014-2015, vecanerisht shpopullimin masiv te vendit, me 1 milion shqiptare qe kane marre rruget e botes, e paraqiten ate si nje sukses te madh, sukses te cilin e konfirmonte edhe “rezultati zgjedhor i vitit 2025”?! Absurditet i madh, por ja qe per te mbrojtur absurditetin, njeriu i shkrete perdor nje absurditet edhe me te madh.
Une jam i bindjes se edhe kur ke objektiva partiake per te zbatuar, procesi i nje reforme te rendesishme si ajo administrative territoriale, te pakten duhet te analizoje, shqyrtoje, debatoje e vleresoje disa koncepte baze qe qendrojne ne themel te funksionimit te te pushtetit vendor. Mes te tjerave, kapacitetet per sherbime dhe funksionet, financat dhe qendrueshmeria, distancat ne territor qe qendra ku merren sherbimet, tradita dhe unitariteti i njesise vendore, per te permendur disa. Ne fakt asgje e tille nuk u diskutua ne komision, te pakten si alternative zgjidhjeje. Gjate degjesave me perfaqesues vendore (perjashto perfaqesuesit e Bashkise Tirane qe nuk denjuan te paraqiten te degjesa), u konfirmuan disa koncepte baze si ai se madhesia e bashkise nuk eshte e rendesishme, dhe nuk ka lidhje me performance e suksesshme te saj, si dhe se faktori kryesor eshte ai njerezor, perkushtimi dhe aftesia e tij per te sherbyer.
Nderkohe, propozimi i PS per me pak bashki, per perqendrim te funksioneve, sherbimeve dhe buxheteve (lexo: “parave”) zhvillohet ne kontekstin kur disa nga sherbimet e pushtetit vendor, si furnizimi me uje, trajtimi i mbejtjeve urbane, zhvillimi i territorit jane perqendruar edhe ato, ne drejtim te kundert nga sa beri reforma e 2014-2015, sepse qellimi i qeverisjes nuk ka qene rritja e kapaciteteve njerezore per te ofruar sherbime me te mira, por mbushja e personelit bashkiak me patronazhiste, si dhe perqendrimi dhe manaxhimi i investimeve/parave ne pak duar. Problem i madh ky jo vetem i pushtetit vendor, por i gjithe struktures qeverisese. Jo me kot, nder detyrat qe i kane vene mazhorances partneret evropiane eshte decentralizimi i funksioneve te shume agjensive (26 prej tyre) te cilat jane nen “sqetullën” e kryeministrit.
Keto ne fakt jane edhe dy objektivat e propozimit te fundit te PS: qellimi elektoral, i krijimi i njesive te medha me bashkime bashkish i japin avantazh zgjedhor PS; si dhe perqendrimi ne pak duar “te sigurta” i parave per investime. Asnje ndjeshmeri per qytetarin, distancat dhe kohen qe ai duhet te pershkoje deri ne qendren bashkiake, ndonese ne shumicen e bashkive, kemi 4 fishin se kohes qe i duhet nje banori ne vendet e BE qe shkoje ne qendren e bashkise.
Pa asnje dyshim, propozimi PS-ist per shkrirjen e disa bashkive dhe zvogelimin e numrit te tyre, eshte produkt i mentalitetit autokratik se nuk ka rendesi se cfare duan qytetaret, nuk ka rendesi cilesia e sherbimi i ofrohet qytetarit, por se cfare makinacionesh mund te shpiken per te fituar zgjedhjet. Dhe sigurisht, mazhoranca akoma i ka formalisht votat per te miratuar cdo ligj dhe çdo makinacion.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.