☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, Këshilli Bashkiak voton unanimisht

Poliçani kundër shkrirjes, Këshilli Bashkiak voton kundër bashkimit me Beratin

Këshilli Bashkiak i Poliçanit ka votuar unanimisht kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Mbledhja emergjente u zhvillua këtë të premte, ndërsa në fokus ishte projektligji për ndarjen administrative territoriale, që parashikon ndryshime në organizimin e njësive vendore.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili kundërshtoi propozimin për shkrirjen e bashkisë. Ai deklaroi se argumentet e paraqitura për këtë ndryshim nuk qëndrojnë dhe se vendimi nuk përputhet me vullnetin e komunitetit.

“Do të jetë një turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes së kësaj bashkie”, u shpreh Zotkaj.

Kryebashkiaku argumentoi se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki, duke iu referuar zhvillimit ekonomik të zonës, numrit të bizneseve, potencialit për turizëm malor dhe industrial, si dhe projekteve të ndërmarra për kategori të ndryshme të komunitetit.

Gjatë mbledhjes u prezantua edhe raporti i Komisionit të ngritur nga Këshilli Bashkiak, pas dëgjesave publike me qytetarët. Sipas raportit, banorët kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj propozimit për shkrirjen e Bashkisë Poliçan.

Pas diskutimeve, 15 këshilltarët bashkiakë deklaruan se do të japin dorëheqjen nëse Parlamenti miraton shkrirjen e bashkisë.

Në fund, projektligji u hodh në votim. Të 15 anëtarët e Këshillit Bashkiak votuan kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan dhe bashkimit të saj me Beratin.

Vendimi i Këshillit Bashkiak pritet t’i përcillet institucioneve qendrore në kuadër të shqyrtimit të projektligjit për ndarjen administrative territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.