🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,040 ▲ +0.59% ETH $1,882 ▲ +0.72% XRP $1.0006 ▼ -0.16% SOL $75.4900 ▲ +0.31%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kosova

Produkte higjienike, ushqimore e birra – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave

Më 15.08.2026, rreth orës 08:00, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë pranuar informacion për dy automjete të dyshuara, të cilat pritej të hynin nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale, në zonën e Zubin Potokut.

Në njoftim bëhet e ditur se pas pranimit të informacionit, njësitë përkatëse të Doganës dhe Policisë kanë koordinuar veprimet dhe janë pozicionuar në disa pika për identifikimin, vëzhgimin dhe ndalimin e automjeteve të dyshuara.

“Rreth orës 09:00 janë identifikuar dy automjete që po lëviznin në drejtim të Mitrovicës. Gjatë lëvizjes, automjetet kanë devijuar nga rruga kryesore, duke vazhduar përmes një rruge dytësore në drejtim të fshatit Varagë.

Me të vërejtur praninë e zyrtarëve, drejtuesit e automjeteve kanë devijuar nga rruga dhe janë ndalur në oborrin e një shtëpie, prej nga kanë tentuar të largohen në këmbë në drejtim të arave. Pas ndjekjes, zyrtarët kanë arritur të ndalojnë njërin prej personave të dyshuar, ndërsa personi tjetër është larguar dhe, në këtë fazë, mbetet i paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të dy automjetet janë dërguar në Terminalin Doganor, ku është kryer kontrolli dhe evidentimi i mallrave. Në automjete janë gjetur mallra të kontrabanduara, kryesisht: produkte ushqimore, produkte higjienike dhe birra të llojeve të ndryshme.

Mallrat dhe automjetet janë ndaluar dhe janë dorëzuar në depon përkatëse të Doganës së Kosovës.

Për rastet janë lëshuar dokumentet zyrtare për konfiskimin e mallrave dhe ndalimin e automjeteve, përfshirë dokumentacionin në mungesë ndaj personit ende të paidentifikuar.

Rasti është duke u trajtuar nga strukturat kompetente të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitë përkatëse hetimore, për dokumentimin e plotë dhe ndërmarrjen e procedurave të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.