☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Projektligji për menaxhimin e kimikateve, Jaupaj: Heq barrierat administrative, përafrim me legjislacionin e BE-së

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, prezantoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e kimikateve”, i cili synon përmirësimin e administrimit të kimikateve në vend dhe përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Sipas ministrit janë evidentuar disa nevoja konkrete për përmirësim, veçanërisht sa i takon qartësimit të kompetencave mes institucioneve dhe përshtatjes me kërkesat e legjislacionit europian.

“Administrimi i kimikateve do të jetë më efikas, më modern dhe më i përafruar me legjislacionin e BE-së. Kemi evidentuar disa nevoja konkrete për përmirësim. Ka mbivendosje kompetencash mes institucioneve dhe duhet të përshtatemi me legjislacionin europian”, u shpreh Jaupaj.

Një nga ndryshimet kryesore të propozuara lidhet me licencimin e kimikateve të rrezikshme. Ministri bëri të ditur se heqja e këtij detyrimi synon të reduktojë barrierat administrative për bizneset, pa cenuar kontrollet dhe monitorimin institucional.

“Një tjetër element lidhet me tregun e brendshëm europian, ku licencimi i kimikateve të rrezikshme përbën një barrierë administrative. Ligji propozon heqjen e kësaj licence, duke hequr një hap burokratik, por jo kontrollin”, deklaroi ministri.

Sipas Jaupaj, ndryshimet do të sjellin procedura më efikase administrative, një menaxhim më modern të kimikateve dhe do të ndihmojnë në krijimin e një ekonomie më konkurruese.

“Projektligji përcakton qartë kontrollet institucionale dhe lidhet edhe me përafrimin e ligjit me atë të BE-së në procesin e negociatave. Ligji krijon procedura më efikase, administrim më modern dhe ekonomi më konkurruese dhe nuk ka efekt financiar shtesë për buxhetin e shtetit.

Ky është një ndryshim që lehtëson barrën administrative për biznesin dhe përafron legjislacionin e vendit me atë të BE-së”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.