Protesta e 109-të mbyllet para Kryeministrisë, organizatorët: Nesër në orën 10:00 para Kuvendit
Në ditën e 109-të të protestës, e cila u zhvillua këtë të mërkurë në mbrëmje para Kryeministrisë, organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të mosbindjes civile dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër, në orën 10:00, para Kuvendit.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët dhe aktivistët vijuan marshimin drejt disa pikave të kryeqytetit.
Protesta u mbyll te busti i Komandantit Adem Jashari, në një ndalesë që organizatorët e kanë cilësuar me rëndësi simbolike në lidhje me Kosovën dhe UÇK-në.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.