Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata janë vendosur përballë hyrjes së Kuvendit nga ana e Galerisë së Arteve në Tiranë, ndërsa vijojnë tubimin e tyre.
Ndërkohë, edhe drejtuesit e automjeteve janë solidarizuar me protestuesit, duke i rënë borive gjatë kalimit në zonën ku po zhvillohet protesta.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.