☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2529 ▲ +0.51% SOL $95.6400 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?

Banorët e Dragashit, në jug të Kosovës, protestuan këtë javë pasi për gati dhjetë ditë u përballën me furnizim jo të rregullt me ujë të pijshëm.

Reduktimet e ujit gjatë verës janë problem i përsëritur në disa zona të Kosovës.

Eksperti i ujërave, Skender Bublaku, thotë se Kosova ka resurse të mjaftueshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, por se ato nuk po menaxhohen siç duhet, shkruan Evropa e Lirë.

Sipas tij, vetëm rreth 15 për qind e ujërave sipërfaqësore shfrytëzohen, dhe rreth 15 për qind janë të akumuluara.

“Shkalla e humbjeve të ujit është mbi 55 për qind. Gjatë vjeshtës, dimrit, pranverës, pjesa më e madhe e ujërave rrjedhin, ecin nga territori i Kosovës dhe nuk rezervohen”, thotë ai.

Pse vera e përkeqëson situatën?

Bublaku thotë se problemet janë më të theksuara në komunat që varen nga burimet ujore pa akumulime.

“Gjatë sezonit të verës – korrik, gusht, shtator – këto resurse ujore, që janë direkt pa akumulime, nuk garantojnë sasinë minimale të ujit që është e nevojshme”, shpjegon ai.

Bublaku përmend Ferizajn – i cili e merr ujin drejtpërdrejt nga lumi – Pejën, si dhe Kamenicën, dhe zona të tjera, që varen nga ujërat nëntokësore ose rrjedhat lumore.

Ndërprerjet e ujit shpesh shoqërohen me arsyetime për prishje teknike, turbullira në burime ose probleme me cilësinë e ujit.

Bublaku thotë se defektet teknike mund të ndodhin në çdo sistem, por kur të njëjtat probleme përsëriten për vite me radhë pa u zgjidhur, problemi sipas tij është tek menaxhimi.

Digat si zgjidhje afatgjatë

Bublaku thotë se Kosova ka nevojë për investime afatgjata në akumulimin e ujit, përfshirë ndërtimin e digave.

Partia fituese e zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje, ka premtuar ndërtimin e pesë digave të ujit në mandatin e ardhshëm qeveritar.

“Unë do të isha i kënaqur një digë ta kemi, ta ndërtojmë, të paktën ta fillojmë me një”, thotë Bublaku.

Megjithatë, ai thekson se ndërtimi i digave nuk është zgjidhje që mund të realizohet brenda një mandati qeverisës.

Çfarë rreziku paraqet ndryshimi i rrjedhës së Ibrit?

Në podkastin 5 pyetje, eksperti i ujërave u pyet edhe për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Bublaku beson se deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë më shumë presion politik sesa një plan konkret.

“Unë nuk e shoh si problem specifik real, ose diçka që pritet të ndodhë, por mendoj se Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, ta monitorojë”, thotë ai.

Por, nëse diçka e tillë ndodh, sipas Bublakut do të dëmtonte rëndë infrastrukturën e ujit të Kosovës, e cila e përfshin pothuajse pjesën më të madhe të Kosovës qendrore. /REL/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.