☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 82.52 ▼2.93%
ARI 4,691 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,000 ▲ +0.6% ETH $2,471 ▼ -0.96% XRP $1.4721 ▼ -1.93% SOL $98.2700 ▲ +2.58%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.52 ▼2.93 % ARI 4,691 ▼0.14 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.52 ▼2.93 % ARI 4,691 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga takimet e zhvilluara në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet, drejtuesit e komisioneve parlamentare dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në fokus të të cilit ishte puna e bërë gjatë vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës të socialistëve, si dhe te prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar takimin në Pogradec si një moment reflektimi dhe angazhimi për vijimin e programit qeverisës. Sipas Ramës, kjo frymë e re vjen edhe si rezultat i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë gjatë dy ditëve të takimeve në Pogradec.

Ndjesia e mirë e një sezoni politik me energji të reja dhe të tjerë hapa vendimtarë drejt Shqipëri 2030, ku rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit do të jetë domethënëse, buron edhe nga fakti i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë në dy ditët e maratonës së Pogradecit”, shkruan kryeministri, duke theksuar se në periudhën e ardhshme rëndësi do t’i kushtohet edhe rritjes së cilësisë së ndërveprimit me qytetarët.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë gjithashtu objektivat e qeverisë për vitin e dytë të mandatit, me synimin për të vijuar reformat dhe përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.