☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.76% ETH $2,267 ▲ +1.25% XRP $1.2498 ▲ +0.47% SOL $95.5100 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ramadani: Dita e 9-të e bllokadës, Kosova po humb investimet e huaja

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për ditën e nëntë të bllokadës institucionale, duke kritikuar mungesën e stabilitetit politik dhe pasojat e saj në ekonomi dhe investime të huaja.

Ramadani ka thënë se, derisa Kuvendi dhe Kosova janë thelluar në një bllokadë të re, investimet e huaja direkte janë shndërruar në një temë të harruar.

“Askush nuk ka interesim të investojë në një vend që nuk ka stabilitet. Kompanitë e mëdha evropiane e botërore po hapin degët e tyre në rajonin tonë, por jo në Kosovë”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas tij, fqinjët e Kosovës kanë avancuar ndjeshëm në aspektin ekonomik, ndërsa Kosova ka mbetur në stagnim.

“Fqinjët na janë larguar tashmë disafish në nivelin e ekonomisë, vetëm ne kemi mbetur në stagnim, rrjedhimisht në dobësim”, është shprehur ai.

Ramadani ka akuzuar Vetëvendosjen se po pamundëson konstituimin e Kuvendit, duke bllokuar kështu edhe krijimin e Qeverisë së re.

“Vetëvendosje ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Kështu ka bllokuar Qeverinë e re, për të cilën Kuvendi do të mbante kontrollin dhe kërkonte përgjegjësi e llogaridhënie për politikat e saj”, ka thënë deputeti i Aleancës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.