☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.96 ▼3.03%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,724 ▲ +1.11% ETH $2,310 ▲ +1.68% XRP $1.2618 ▲ +0.78% SOL $95.8300 ▼ -0.09%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.96 ▼3.03 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.96 ▼3.03 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Rasti i helmimit në Prishtinë, Prokuroria: Jemi duke ndërmarrë veprimet hetimore

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacionet lidhur me rastin e dyshuar të helmimit nga ushqimi, ku rreth 20 persona dyshohet se janë prekur pas konsumimit të sanduiçëve në një nga pikat e rrjetit të restoranteve “Sach Pizza” në Prishtinë.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Prokuroria kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informatën për dyshimin e helmimit nga ushqimi dhe se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.

“Lidhur me rastin, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, deklaroi Pllana.

Ndryshe Telegrafi gjatë ditës ka provuar të kontaktoj edhe me “Sach Pizza” për të marrë një qëndrim nga ta, mirëpo të njëjtit ka qenë të pa qasshëmRasti vazhdon të jetë nën hetim nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.