☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,639 ▲1.16%
DOW 51,826 ▲0.71%
NASDAQ 26,411 ▲1.67%
NAFTA 101.83 ▼0.59%
ARI 4,393 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,572 ▲ +0.97% ETH $2,453 ▲ +1.98% XRP $1.2939 ▲ +0.45% SOL $100.9000 ▲ +2.77%
S&P 500 7,639 ▲1.16 % DOW 51,826 ▲0.71 % NASDAQ 26,411 ▲1.67 % NAFTA 101.83 ▼0.59 % ARI 4,393 ▲0.12 % S&P 500 7,639 ▲1.16 % DOW 51,826 ▲0.71 % NASDAQ 26,411 ▲1.67 % NAFTA 101.83 ▼0.59 % ARI 4,393 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Politika

Ratifikimi i Konventës për Inteligjencën Artificiale, deputetja Luarasi denoncon në Kuvend fushatat e sulmeve digjitale dhe algoritmet e urrejtjes

Gjatë shqyrtimit në Kuvend të projektligjit për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka risjellë në vëmendje sulmet dhe përndjekjen e digjitalizuar që pësoi disa ditë më parë teksa i drejtohej seancës plenare.

Në fjalën e saj si relatore e projektligjit, Luarasi theksoi se ngjarja nuk mbeti vetëm te përndjekja fizike, por u shfrytëzua nga algoritmet e platformave sociale për të gjeneruar një fushatë masive urrejtjeje verbale. Sipas saj, një monitorimi të pavarur pesëditor (8-12 shtator), emri i saj u përmend në 708 artikuj e postime në 69 media online, duke arritur një shtrirje prej 14.9 milionë përdoruesish dhe 4.8 milionë shikime.

730 komente potenciale të dhunshme

Luarasi bëri me dije se gjatë kësaj periudhe u identifikuan 730 komente ndëshkuese ose potencialisht të dhunshme, me thirrje eksplicite për dënim me burg, zhdukje, varje, djegie apo pushkatim.

“Ato nuk janë debat politik. Ato janë pikërisht ajo që konventa e përcakton në nenin 5 si rrezik për aksesin e drejtpërdrejtë dhe të barabartë në debatin publik”, deklaroi ajo.

Deputetja ngriti shqetësimin se sistemi digjital sot po shpërblen agresionin verbal në dëm të përmbajtjes substanciale.

“Raporti e konfirmon këtë mekanikë. Përmbajtjet që riprodhojnë gjuhë urrejtjeje në titull kanë një shtrirje më të madhe, marrin më shumë ndërveprime dhe patjetër më shumë shpërndarje. Pra, media dhe platformat nuk luajnë vetëm rolin e kanalit transmetues, por shpërblejnë drejtpërdrejt dhunën verbale”, nënvizoi Luarasi.

Rëndësia e Konventës kuadër e Këshillit të Evropës

Në fjalën e saj, Luarasi shpjegoi se Konventa e nënshkruar në Vilnius më 5 shtator 2024 (dhe nga Shqipëria më 15 qershor) është instrumenti i parë ndërkombëtar juridikisht detyrues për Inteligjencën Artificiale. Ajo veçoi katër nene kryesore që lidhen me sfidat aktuale:

“Kjo konventë nuk është një tekst i qeverisë, por i Këshillit të Evropës, i nënshkruar tashmë nga 21 shtete dhe Bashkimi Evropian. Ky tekst ju kërkon vetëm të pranoni se hapësira digjitale publike ku do të garojmë të gjithë duhet të ketë disa rregulla loje që nuk i shkruan dot asnjëri prej nesh i vetëm.”, theksoi Iris Luarasi

Luarasi i bëri thirrje edhe deputetëve të opozitës që ta mbështesin këtë nismë ligjore, duke theksuar se gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet digjitale përbëjnë një rrezik gjithëpërfshirës për çdo figurë publike dhe për vetë demokracinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.