🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.63 ▲1.24%
ARI 4,105 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,000 ▼ -2.73% ETH $1,868 ▼ -2.72% XRP $1.0642 ▼ -1.95% SOL $73.0800 ▼ -1.92%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.63 ▲1.24 % ARI 4,105 ▼1.34 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.63 ▲1.24 % ARI 4,105 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

Reforma e re territoriale ka shkaktuar një valë të gjerë reagimesh në disa qytete të vendit, ku komunitetet lokale kanë dalë në protesta për të kundërshtuar planet e qeverisë për shkrirjen e bashkive të tyre dhe bashkimin me bashki më të mëdha fqinje.

Banorët e Patosit, Divjakës, Memaliajt dhe Këlcyrës kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke theksuar se ky riorganizim administrativ cenon identitetin historik, dinjitetin dhe zhvillimin ekonomik të zonave që ata përfaqësojnë.

Në Patos, qytetarët kanë kundërshtuar njëzëri mundësinë që bashkia e tyre të bashkohet me Fierin.

Ata e kanë cilësuar Patosin si “qytetin e naftës dhe intelektualëve”, duke theksuar se nuk meriton t’i preket identiteti dhe dinjiteti.

Protestuesit kanë paralajmëruar se çdo ndryshim i statusit administrativ do të ndikonte negativisht në zhvillimin e qytetit dhe në përditshmërinë e tyre, pasi do t’i mbante larg shërbimeve.

Madje edhe votues socialistë e kanë quajtur një “gafë” ndryshimet e parashikuara.

Edhe në Divjakë, banorët kanë dalë në protestë kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Lushnjën.

Ata kanë argumentuar se ky vendim cenon interesat e komunitetit dhe dobëson përfaqësimin lokal, ndërsa kanë theksuar se Divjaka ka potencial të mjaftueshëm ekonomik për të funksionuar si një njësi më vete, veçanërisht në bujqësi dhe turizëm.

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka mbajtur fjalim përpara protestuesve, duke u shprehur: “Ndihem i tradhtuar, nuk po e besoj dot këtë lajm.”

Sikurse raporton gazetarja e RTSH,-së, bëhet më dije se administrata e bashkisë ka paralajmëruar se do të lërë punën duke filluar nga e hëna, ndërsa protestës i është bashkuar edhe deputeti Saimir Korreshi.

Në Memaliaj, qytetarët kanë dalë në shesh duke kundërshtuar vendimin, duke theksuar se kjo bashki ka një identitet të veçantë historik dhe ekonomik, i cili nuk duhet të humbasë.

Ata kanë paralajmëruar se bashkimi me bashki të tjera do të cenojë shërbimet publike dhe do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të komunitetit.

Edhe në Këlcyrë, banorët kanë kërkuar që qeveria të tërhiqet nga ky plan, duke argumentuar se qyteti ka potencial të mjaftueshëm për të funksionuar si një njësi më vete.

Ata kanë theksuar se bashkimi me bashki më të mëdha do të dobësonte përfaqësimin lokal dhe do të largonte qytetarët nga shërbimet bazë.

Protestës së qytetarëve të Memaliajt iu bashkua edhe aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj, i cili mbajti fjalën e tij me këtë rast.

Ai shprehu solidaritetin me banorët dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe autonomisë së bashkisë, duke e cilësuar vendimin për shkrirjen e saj si një cenim të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit dhe vlerave historike të zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.