☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë

Predikuesi islam nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të mbahej në Vitomiricë të Pejës. Sipas organizatorëve, ai ishte transferuar në një stacion policor në Prishtinë dhe pritej të mbahej deri në gjashtë orë për verifikimin e identitetit.

Peziq kishte hyrë rregullisht në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, ndërsa qëllimi i vizitës së tij, sipas organizatorëve, ishte promovimi i një libri. Bashkë me të ishte shoqëruar edhe predikuesi Mithad Qeman, i cili më pas ishte liruar. Aktivitetet e tyre ishin planifikuar në Vitomiricë ( Pejë), Dobrushë ( Istog) dhe më pas në Reçan ( Dragash)

Por kush është Elvedin Peziq dhe pse emri i tij ka shkaktuar reagime edhe më herët në rajon?

Peziq prej vitesh është aktiv si predikues islam dhe ka krijuar një audiencë të madhe në rrjetet sociale. Në Facebook numëron mbi 300 mijë ndjekës dhe njihet për komentet dhe këshillat e tij fetare, por edhe për qëndrime që disa herë kanë nxitur polemika në Bosnjë e Hercegovinë shkruan Klix.ba

Ai përshkruhet si predikues konservator që identifikohet me rrymën selefiste shkruajnë mediat boshnjake.

Një nga polemikat më të mëdha lidhej me deklaratat e tij për rolin e gruas në shoqëri.

Në vitin 2021, Peziq kishte shkaktuar reagime të shumta pasi kishte deklaruar se, sipas tij, rënia morale e shoqërisë perëndimore kishte filluar kur gruaja ishte larguar nga shtëpia dhe ishte bërë “gjithçka tjetër përveçse nënë”. Deklarata kishte nxitur kritika të forta në rrjetet sociale dhe debat mbi të drejtat e grave, arsimimin dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën profesionale e shoqërore.

Ndaj këtyre qëndrimeve kishte reaguar edhe Bashkësia Islame e Bosnjë e Hercegovinës, e cila kishte vlerësuar se pikëpamje të tilla nuk janë në përputhje me mësimet islame për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.

Peziq më pas kishte mbrojtur qëndrimet e tij, duke argumentuar se kritikat ndaj modelit të familjes dhe shoqërisë moderne nuk vijnë vetëm nga qarqet fetare, por edhe nga autorë dhe mendimtarë perëndimorë.

Shoqërimi i tij nga Policia e Kosovës e ka rikthyer kështu në vëmendje profilin dhe deklaratat kontroverse që e kanë përcjellë prej vitesh në Bosnjë e Hercegovinë dhe në rajon. Deri në informacionet e publikuara, bëhet fjalë për shoqërim për intervistim dhe verifikim, ndërsa nuk është konfirmuar se ndaj tij është ndërmarrë masë arresti.

Për këtë ka shkruar edhe gayetari Enver Robelli duke dhënë detaje shtesë.

Informatë zyrtare deri tani nga Policia e Kosovës ende nuk ka, por janë publikuar pamjet e shoqërimit të tij. Telegrafi ka kontaktuar me Policinë dhe do t’ju mbaj të informuar./Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.