☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Roth: E kuptoj zhgënjimin e Kosovës, por largimi i flamurit ukrainas ishte gabim

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta larguar sloganin “Free Ukraine” nga qendra e kryeqytetit ka nxitur reagime të shumta, pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës së tij në Beograd, ritheksoi se qëndrimi i Kievit për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Largimi i flamurit dhe sloganit që ishin vendosur në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës u interpretua si një reagim ndaj deklaratave të presidentit ukrainas.

Slogani u hoq nga objekti i Grand Hotelit në Prishtinë, ku kishte qëndruar për rreth katër vjet.

Gazetari Michael Martens e ka komentuar këtë zhvillim përmes një postimi në rrjetin social X.

“Jo më flamur ukrainas në Prishtinë. Disa shënime mbi pasojat që pati vizita e presidentit ukrainas Zelenskyy në Beograd – jo në Serbi, por në Kosovë”, ka shkruar ai.

Duke e shpërndarë postimin e gazetarit gjerman, Michael Roth, ish-ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë dhe ish-kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, e ka cilësuar të gabuar largimin e flamurit ukrainas.

“E kuptoj zhgënjimin e Kosovës. Presidenti Zelensky ende nuk e njeh shtetësinë e saj dhe e thotë këtë gjatë vizitës në Serbi. Kjo dhemb, pa dyshim. Por ulja e flamurit ukrainas në Prishtinë ishte prapëseprapë e gabuar. Kjo minimizon luftën brutale të Rusisë dhe luftën e ukrainasve për liri”, ka shkruar Roth.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Serbi, Zelenskyy deklaroi se Ukraina vazhdon ta respektojë integritetin territorial të partnerëve të saj dhe se politika e Kievit ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar.

Ai theksoi se Ukraina mbështetet në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe falënderoi Serbinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë edhe çështjen e Krimesë.

Deklaratat e presidentit ukrainas shkaktuan reagime të menjëhershme në Kosovë, ku autoritetet lokale dhe zyrtarë të institucioneve shprehën pakënaqësi për qëndrimin e Kievit, duke kërkuar që Ukraina ta rishqyrtojë politikën e saj ndaj shtetësisë së Kosovës./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.