🌡️
Tiranë 26 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 92.92 ▼3.81%
ARI 4,509 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $77,087 ▼ -0.36% ETH $2,119 ▲ +0.15% XRP $1.3521 ▼ -0.44% SOL $85.1500 ▼ -0.84%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.92 ▼3.81 % ARI 4,509 ▼0.31 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.92 ▼3.81 % ARI 4,509 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Maqedonia

Shabani: 10 punësime të reja në Ministrinë e Mbrojtjes, rritet përfaqësimi i shqiptarëve

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, në rrjetet sociale ka njoftuar se në Ministrinë e Mbrojtjes janë angazhuar 10 profesionistë shqiptarë, me qëllim siç thotë, rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucion.

Sipas tij, këto punësime përfaqësojnë një hap drejt përfshirjes më të madhe, meritokracisë dhe krijimit të institucioneve më funksionale dhe të barabarta. Shabani theksoi se ky është fillimi i një procesi që synon forcimin e rolit të shqiptarëve në sektorët strategjikë të shtetit.

“Në një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përfaqësimit dhe fuqizimit profesional të shqiptarëve në institucionet shtetërore, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar angazhimin e 10 profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një frymë të re meritokracie, përkushtimi dhe përgjegjësie. Për një periudhë të gjatë, përfshirja e shqiptarëve në këtë institucion nuk ka reflektuar potencialin real dhe kontributin që ata mund të ofrojnë. Megjithatë, përmes një pune të vazhdueshme, angazhimi të palodhshëm dhe një qasjeje të vendosur për të sjellë drejtësi dhe barazi, është arritur që ky realitet të fillojë të ndryshojë në mënyrë konkrete”.

“Këto 10 punësime nuk janë thjesht një numër, por një dëshmi e një përkushtimi serioz për të hapur dyert për profesionistë të kualifikuar shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë qenë të nënpërfaqësuar në këtë sektor. Ata përfaqësojnë vlera, integritet dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar se kur puna dhe merita vendosen në plan të parë, rezultatet janë të prekshme”.

“Ky zhvillim është rezultat i një angazhimi të qartë për të ndërtuar institucione më të drejta, më përfshirëse dhe më funksionale, ku çdo qytetar ka mundësi reale për të kontribuar. Përmes këtij procesi po vendoset një standard i ri, ku përkushtimi maksimal dhe puna konkrete po kthehen në faktorët kyç të avancimit dhe përfaqësimit të drejtë. Ky është vetëm një fillim i një rruge që synon të forcojë më tej rolin e shqiptarëve në sektorë strategjikë të shtetit, duke dëshmuar se me vizion, punë dhe këmbëngulje, ndryshimi është i mundur”, ka shkruar Shabani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.