🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.23 ▲1.34%
ARI 4,428 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,732 ▼ -0.6% ETH $1,884 ▲ +0.4% XRP $1.0196 ▲ +0.11% SOL $76.1100 ▼ -0.35%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.23 ▲1.34 % ARI 4,428 ▲0.18 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.23 ▲1.34 % ARI 4,428 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Shaqir Fetahu me mesazh para Kurban Bajramit: Pasuria është dhuratë e Zotit, ajo nuk është qëllim i jetës

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh tha se kjo festë, përmes kurbanit, kultivon personalitet konstruktiv, të matur, të urtë, të përkushtuar ndaj të mirës, solidar, paqësor dhe në çdo moment të kujdesshëm për mirëqenien e përgjithshme.

“Sot, me zemër dhe shpirt, përjetojmë festën e madhe të Kurban Bajramit, festë kjo që shënon kryerjen e obligimit të Haxhit, obligimin e prerjes së kurbanëve, si dhe ditët në të cilat u plotësua Kur’ani Famëlartë për të qenë udhërrëfyes për mbarë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat. Në ditët e kësaj feste, miliona besimtarë, me besim të paluhatshëm dhe vetëdije të lartë, kryejnë obligimin e Haxhit për ta plotësuar kushtin e pestë të Islamit, duke dëshmuar në praktikë fuqinë e besimit dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit të Madhërishëm me fjalët: “Të përgjigjemi, o Zoti ynë, të përgjigjemi!”.

“Vërtet, sot në Qaben e bekuar, në luginën e Arafatit dhe në vendet tjera të shenjta, besimtarët dëshmojnë se qëllimi i tyre është dashuria ndaj Allahut, ndaj vetvetes dhe ndaj njeriut. Në Qaben e bekuar marrin porosinë se njerëzimi buron nga një mashkull dhe një femër, gjë që ngre vetëdijen për barazinë në të gjitha sferat e jetës, për devotshmërinë, respektin, njerëzinë dhe zhvillimin në shërbim të njeriut”.

“Sot, në këtë ditë të madhe, besimtarët me kënaqësi kryejnë obligimin hyjnor të prerjes së kurbanëve të tyre, duke dëshmuar në praktikë se pasuria është dhuratë e Zotit dhe se ajo nuk është qëllim i jetës, por mjet për arritjen e qëllimeve të saj: besimit, kujdesit ndaj vetvetes, njeriut, jetimit, të varfrit, dijes dhe mirëqenies njerëzore”.

“Kjo vërteton parimin e madh islam se nuk ka vepra madhore pa sakrifica të mëdha dhe se e mira arrihet duke flijuar edhe më të dashurën që posedon njeriu. Andaj, Festa e Kurban Bajramit, përmes kurbanit, kultivon personalitet konstruktiv, të matur, të urtë, të përkushtuar ndaj të mirës, solidar, paqësor dhe në çdo moment të kujdesshëm për mirëqenien e përgjithshme. Kjo festë e bën besimtarin të vetëdijshëm që ta largojë nga vetja urrejtjen, xhelozinë, agresivitetin, nënçmimin, diskriminimin dhe përçarjen”.

“Ajo simbolizon vetëdijen e lartë mbi Krijuesin, kujdesin për familjen e shëndoshë, afërsinë me njëri-tjetrin, urtësinë në veprime, dashurinë ndaj të afërmve, prindërve dhe familjes, forcimin e lidhjeve ndërnjerëzore, shmangien e konflikteve ndërmjet vendeve dhe kombeve, si dhe mbjelljen e paqes, tolerancës dhe solidaritetit për ngritjen e vetvetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi”, thotë Fetahu.

Ai në fund uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.