⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.06 ▼2.94%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,532 ▲ +0.95% ETH $2,297 ▲ +1.34% XRP $1.2560 ▲ +0.52% SOL $95.1000 ▼ -0.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.06 ▼2.94 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndro

Shqipëria ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen për Ukrainën në Ditën e Pavarësisë së saj.

Përmes një mesazhi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vlerësoi sot guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, duke theksuar se kjo është një mbrojtje edhe e parimeve mbi të cilat ndërtohet një Evropë e lirë dhe paqësore.

Ministria thekson se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në krah të Ukrainës, në mbështetje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, vendosjes së përgjegjësisë dhe të drejtës së Ukrainës për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Shqipëria qëndron në krah të popullit ukrainas, ndërsa ai mbron vetë kuptimin e pavarësisë: të drejtën e një kombi të lirë për të përcaktuar të ardhmen e tij. Guximi dhe qëndrueshmëria e Ukrainës janë një mbrojtje jo vetëm e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, por edhe e parimeve mbi të cilat ndërtohet një Evropë e lirë dhe paqësore. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me vendosmëri në krah të Ukrainës, në mbështetje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të vendosjes së përgjegjësisë dhe të vendit që i takon Ukrainës në familjen tonë evropiane. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë!” thuhet në deklaratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.