☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,128 ▲ +0.64% ETH $2,455 ▲ +0.67% XRP $1.3950 ▲ +0.48% SOL $105.0200 ▲ +1.04%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Shqipëria mbështet kërkesat e studentëve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Spiropali: Dialogu, rruga e vetme demokratike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

“Përgëzojmë studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, dialogu konstruktiv, zgjidhjet institucionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe për përmirësimin e standardeve demokratike në vend.

Spiropali ka vlerësuar gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të vendit.

“Vlerësojmë gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Kryeministrit Mickoski dhe Zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit.

Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti për të drejtat mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike”, shkruan ministrja.

Pak ditë më parë, 385 studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar një peticion për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, krahas maqedonishtes, duke theksuar se kjo e drejtë u garantohet me ligj, pasi studimet i ndjekin në shqip dhe shqipja është gjuhë zyrtare në vend.

Ministria e Drejtësisë e ka refuzuar kërkesën, duke argumentuar se provimi shërben edhe si test për njohjen e gjuhës maqedonase, e cila është kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike.

Studentët kundërshtojnë këtë qëndrim, duke theksuar se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk e ndalon dhënien e provimit në shqip dhe se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve detyron institucionet të lejojnë përdorimin e shqipes në procedurat zyrtare.

/rtsh.al/

The post Shqipëria mbështet kërkesat e studentëve për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Spiropali: Dialogu, rruga e vetme demokratike appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.