☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.75 ▼2.28%
ARI 3,921 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,463 ▲ +0.98% ETH $2,290 ▲ +0.96% XRP $1.2562 ▲ +0.32% SOL $94.9300 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Shtatori muaj i ‘nxehtë’ politik, Kuvendi nis më datë 8! Nga Territorialja e Zgjedhorja, te zgjedhjet lokale, ndryshimet

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik.

Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik nuk do të jetë i nxehtë vetëm nga polarizimi, por edhe nga temperaturat e larta.

Kundërshtia e parë nis që me çeljen e sesionit të ri parlamentar. Çelja e sesionit parlamentar nuk do të jetë më 7 shtator, por të martën, më 8 shtator.

Edhe pse Kushtetuta, në nenin 74 të saj, përcakton se sesioni i ri nis të hënën e parë të shtatorit, Kuvendi ka vendosur ta kapërcejë këtë datë.

Sipas kalendarit të festave zyrtare, e hëna është ditë pushimi, pasi Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës këtë herë është të shtunën.

Data e çeljes është elementi i parë ku politika mendon ndryshe. Në një reagim për “A2”, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thotë se Kushtetuta është mbi ligjin.

“Nuk mendoj që deputetët kanë nevojë për më shumë ditë pushimi. Kushtetuta është mbi ligjin për festat zyrtare dhe, si e tillë, duhet të respektohet Kushtetuta.”

Por shtatori sjell në Parlament edhe reformën territoriale, propozimin e njëanshëm të PS-së. Të djathtët e kanë kundërshtuar, por tashmë ky debat, krahas selive të partive, do të zhvendoset në Komisionin e Ligjeve dhe në foltoren e Parlamentit.

Ndarja e territorit me 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht, sipas të majtëve, duhet të miratohet në fillim të tetorit.

Ndërsa reforma territoriale i ndau palët, reforma zgjedhore mbetet ende një ishull bashkëpunimi mes PS-së dhe PD-së. Sipas objektivit, deri në fund të vitit duhet të miratohet ligji për financimin e partive politike, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përfshirë edhe financimin e fushatës, si dhe ndalimet për përdorimin e burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve.

Një tjetër detyrë ku palët bëhen bashkë në heshtje është edhe miratimi i ligjeve për t’i përafruar ato me legjislacionin e BE-së.

Në këtë sezon politik do të ketë një rol edhe Presidenti i Republikës, pasi i duhet të shpallë datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2027. Sipas Kodit Zgjedhor, ato duhet të zhvillohen në dy të dielat e fundit të prillit, më 18 ose 25 prill, ose në të dielat e para të muajit pasardhës, më 2 ose 9 maj.

Por, para se të shkojnë te zgjedhjet apo në seancën e parë të Parlamentit, socialistët do të duhet të kalojnë ethet e planeve të kryeministrit Rama për ndryshime të mundshme në parti dhe në qeveri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.