☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.71 ▲0.26%
ARI 3,934 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,849 ▼ -2.25% ETH $2,251 ▼ -2.52% XRP $1.2511 ▼ -0.82% SOL $92.0400 ▼ -3.71%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.71 ▲0.26 % ARI 3,934 ▼0.89 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.71 ▲0.26 % ARI 3,934 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

“Sot, manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit”, Rama: Siguria nuk matet vetëm me mjetet ushtarake, por edhe me mbrojtjen e hapësirës digjitale

Në fjalën e tij, në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, Kryeministri Edi Rama deklaroi se siguria në ditët e sotme sipas tij nuk matet më vetëm me fuqinë ushtarake, por edhe me aftësinë për të mbrojtur demokracinë, hapësirën digjitale dhe besimin e qytetarëve.

Rama tha se Shqipëria dhe Europa po përballen me një realitet të ri, ku manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë dhe institucionet ndërsa theksoi se fuqia e një shteti sipas tij nuk matet vetëm me madhësinë e ushtrisë, por edhe me aftësinë për të përballuar këto manipulimime.

“Jemi këtu për shkak të një ndërthurjeje mjaft shqetësuese të momentit ku jetojmë, gjeografisë ku bëjmë pjesë dhe trysnisë gërryese që ushtrohet çdo ditë mbi institucionet tona. Gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Sot duhet të mbrojmë diçka jo të dukshme, por jetike: demokracinë dhe besimin e publikut. Fuqia nuk matet vetëm me madhësinë e një ushtrie. Fuqia matet edhe me aftësinë për të tjetërsuar perceptimin, për t’i kthyer ndasitë sociale në armë. Manipulimi dhe ndërhyrja e jashtme mbërrijnë si përmbajtje e përditshme, si trend viral apo si një link që shpërndahet në një grup WhatsApp. Ai flet gjuhën tonë dhe shënjestron debatet tona të hapura,” tha ai.

Për Ramën manipulimi sot përhapet me shpejtësinë e algoritmeve dhe fuqizohet nga inteligjenca artificiale, ndaj dhe mbrojtja e hapësirës digjitale tha ai është kthyer në një prioritet të sigurisë kombëtare.

Rama nënvizoi se “Shqipëria ka ndërtuar një mbrojtje të fortë kibernetike dhe sot sfida është mbrojtja e hapësirës digjitale, e qytetarëve dhe e të dhënave të tyre”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.