☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,672 ▼0.07%
DOW 53,420 ▼0.29%
NASDAQ 26,080 ▼0.27%
NAFTA 82.30 ▼0.07%
ARI 4,648 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $77,943 ▼ -1.81% ETH $2,444 ▼ -1.28% XRP $1.3700 ▼ -7.08% SOL $95.7800 ▼ -2.46%
S&P 500 7,672 ▼0.07 % DOW 53,420 ▼0.29 % NASDAQ 26,080 ▼0.27 % NAFTA 82.30 ▼0.07 % ARI 4,648 ▼0.98 % S&P 500 7,672 ▼0.07 % DOW 53,420 ▼0.29 % NASDAQ 26,080 ▼0.27 % NAFTA 82.30 ▼0.07 % ARI 4,648 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Politika

“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vit

Dëshira e shqiptarëve për t’u anëtarësuar në BE është e madhe, por procesi i plotësimit dhe vlerësimit të detyrave po ecën me ritme jo të shpejta.

Edhe pse gatishmëria ishte që brenda vitit të mbylleshin disa kapituj, me presidencën irlandeze, sipas burimeve të “A2” brenda mazhorancës qeverisëse, pritet që në dhjetor kapaku t’i vihet vetëm kapitullit 31.

Nëse merret drita jeshile, përmbyllet edhe grupkapitulli i 6, që ka të bëjë me politikën e jashtme të Shqipërisë. Për këtë pjesë, nga Brukseli është pranuar që në krye të herës se Tirana zyrtare nuk ka asnjë problem me këtë sektor.

Ndërsa me “trenin irlandez” rruga drejt Brukselit nuk kishte ritëm, Shqipëria po shpreson që në Presidencën Lituaneze, në 6-mujorin e parë të 2027, të paktën të mbyllë dy kapituj në shkurt. Kurse për kapitullin 19 “Politikat Sociale dhe Punësimi”, si dhe 32 “Kontrolli Financiar”, të mbahet konferenca ndërqeveritare në muajin e dytë të 2027.

Shqipëria mbylli në korrik të këtij viti 3 kapituj nga 33 në total. Pavarësisht kësaj ecurie, kryenegociatorja shqiptare është e sigurt se në 2028 nis shkrimi i Traktatit të Anëtarësimit, vit në të cilin Italia merr presidencën e Unionit.

Përpos tryezave ndërqeveritare dhe plotësimit të kushteve nga ana e Shqipërisë, qeveria po shpreson që edhe modeli i ri i zgjerimit i KE-së ta përshpejtojë integrimin, deri tek bërja kurban e vetos apo komisionerit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.