☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Standardi evropian jo vetëm në letër”- Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë

Në vjeshtë pritet të nisë programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja, që qeveria e ka vendosur si hapin e parë të nismës Shqipëria Sociale.

Një objektiv i shpallur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë dhe mazhorancës në Pogradec, që synon të vendosë në qendër të vëmendjes cilësinë e jetës së qytetarëve.

Lajmi u bë i ditur nga zv.kryeministrja Albana Koçiu, e cila prezantoi prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik.

Sipas Koçiut, nisma synon që zhvillimi ekonomik i vendit të përkthehet në më shumë mirëqenie dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku objektivi nuk është më vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimi të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje”, u shpreh ajo.

Zv.kryeministrja tha se në fazën e zhvillimit ku ndodhet Shqipëria objektivi nuk është vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimet të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të familjeve.

Ajo shtoi se ndër prioritetet e qeverisë do të jenë edhe rritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi, mbështetja për fermerët, pensionistët dhe biznesin e vogël, si edhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër. Ai duhet të ndihet në çdo shërbim, në çdo komunitet dhe në jetën e çdo qytetari”, tha ajo.

Qeveria synon përmes kësaj qasjeje që rritja dhe zhvillimi i vendit të përkthehen në më shumë mundësi dhe siguri për qytetarët, me familjen, të rinjtë dhe mirëqenien sociale në qendër të politikave të reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.