☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,697 ▲ +0.37% ETH $2,265 ▲ +0.89% XRP $1.2489 ▼ -0.59% SOL $95.4400 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Studentët kërkojnë dhënien e provimit në shqip në RMV, kryeministri Mickoski: Ligji është i qartë, duhet të lejohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, reagoi lidhur me peticionin e studentëve shqiptarë të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast,” tha Mickoski, duke shtuar se “nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet.”

Peticioni është dorëzuar nga 385 studentë shqiptarë në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin dhe Qeverinë e RMV-së. Studentët argumentojnë se dhënia e provimit në shqip është e drejtë e garantuar me ligj, pasi studimet i ndjekin në shqip dhe shqipja është gjuhë zyrtare në vend.

Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën, duke argumentuar se provimi shërben edhe si test për njohjen e gjuhës maqedonase, e cila është kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike. Studentët kundërshtojnë këtë qëndrim, duke theksuar se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk ndalon dhënien e provimit në shqip dhe se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve obligon institucionet të lejojnë përdorimin e shqipes në procedurat zyrtare.

Për këtë situatë reagoi edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila e cilësoi kërkesën si të drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Ajo shtoi se dialogu konstruktiv, zgjidhjet institucionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe për përmirësimin e standardeve demokratike në vend.

/rtsh.al/

The post Studentët kërkojnë dhënien e provimit në shqip në RMV, kryeministri Mickoski: Ligji është i qartë, duhet të lejohet appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.