☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 101.20 ▼1.2%
ARI 4,387 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,640 ▲ +0.56% ETH $2,453 ▲ +1.63% XRP $1.2983 ▼ -0.85% SOL $101.2600 ▲ +2.75%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.20 ▼1.2 % ARI 4,387 ▼0.02 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.20 ▼1.2 % ARI 4,387 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kosova

“Sytë na u takuan” – Klestor Veseli tregon momentin kur pa babanë në sallën e Hagës

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Veseli ka rrëfyer në detaje përjetimet e tij dhe të familjes gjatë ditës së shpalljes së aktgjykimit, duke nisur nga nata para seancës e deri te momenti kur pa babanë e tij në sallën e gjyqit.

Ai ka treguar se natën e 15 shtatorit kishte shkuar për të takuar familjarët e tij, me të cilët, siç shkruan, u përpoqën t’i jepnin njëri-tjetrit forcë dhe kurajo për atë që i priste të nesërmen.

“Nuk e di si u futëm brenda nga kallaballëku. Por rreth orës 08:45 veç se kishim zënë vendet në galerinë e publikut. Aty ishin të gjitha familjet, të gjithë ne emocione duke pritur që perdet të hapen dhe t’i shohim më në fund më të shtrenjtët tanë”, ka shkruar ai.

Klestor Veseli ka përshkruar edhe momentin kur, pas hapjes së perdeve, sytë e tij u takuan me babanë, Kadri Veselin.

Ai ka treguar se e përshëndeti të atin me një shenjë që Kadri Veseli e kishte përdorur gjatë fushatave të tij politike. Sipas tij, kjo shenjë në gjuhën e shenjave nënkupton “të dua”.

“Pashë babin tim, duke ngritur sytë drejt galerisë së publikut dalëngadalë duke skanuar se ku jemi ulur, ashtu siç bën gjithmonë në seancat ku kam marrë pjesë. Sytë na u takuan, e përshëndeta babin me atë shenjë që ai kishte përdorur gjatë fushatave të tij politike”, ka shkruar ai.

Veseli ka shpjeguar se babai i tij e kishte mësuar këtë shenjë nga fëmijët e fshatit SOS, ku, sipas tij, kishte punuar një familjare e tyre.

Në vijim, Klestor Veseli ka rrëfyer momentet kur gjykata nisi leximin e aktgjykimit. Ai ka thënë se, nga mënyra se si po lexoheshin arsyetimet, e kuptoi se babai i tij dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së do të dënoheshin.

Sipas tij, familjet nuk janë frikësuar nga drejtësia, por nga politika.

“As unë, as familja ime, as familja e axhit Hashim, as ajo e bacës Jakup, e as ajo e axhës Rexhë nuk jemi frikësuar nga drejtësia, por nga politika”, ka shkruar Veseli.

Ai ka shprehur bindjen se babai i tij, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë të pafajshëm, ndërsa ka vlerësuar se procesi gjyqësor, sipas përshtypjes së tij, ishte ndikuar nga politika.

“Padyshim se janë të pafajshëm, por në këtë rast sinqerisht mu krijua përshtypja se nuk ishte çështje e gjykimit të fajësisë apo pafajësisë, është çështje e pyetjes: ‘Si mund ta justifikojmë një dënim për këta burra?’”, ka shkruar ai.

Klestor Veseli ka thënë se, pavarësisht aktgjykimit, familjet vazhdojnë të besojnë në procesin e apelit dhe në institucionet e botës perëndimore.

“Përballë kësaj padrejtësie, ne vazhdojmë të besojmë në botën perëndimore, vazhdojmë të besojmë se Apeli do e korrigjoj këtë vendim kaq të zhytur me politikë dhe padrejtësi”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Veseli ka bërë thirrje për qëndrueshmëri dhe ka thënë se nuk duhet të ketë dorëzim, turpërim, mërzi apo urrejtje.

“Nuk ekziston opsioni i dorëzimit, nuk ekziston opsioni i turpërimit, dhe nuk ekziston opsioni i mërzisë e urrejtjes”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur familjet e dëshmorëve, gratë e luftëtarëve, familjet e personave të zhdukur, fëmijët e të burgosurve politikë dhe qytetarët e Kosovës, të cilëve, sipas tij, u detyrohet qëndrueshmëria përballë këtij procesi.

Në përfundim, Klestor Veseli ka shprehur bindjen se babai i tij, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala do të dalin “me faqe të bardhë” para Zotit dhe popullit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.