☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.76% ETH $2,267 ▲ +1.25% XRP $1.2498 ▲ +0.47% SOL $95.5100 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit, askush nuk është mbi Kushtetutën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës së tretë të iniciuar nga PDK-ja në përputhje me afatin prej 48 orësh të paraparë me Rregulloren e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, Tahiri ka thënë se situata nuk paraqet më vetëm krizë politike, por sipas tij, prek funksionimin e institucioneve dhe rendin kushtetues.

“Sot nuk po flasim vetëm për një krizë politike. Sot po flasim për Republikën, për Kushtetutën dhe për Kuvendin – për institucione që nuk i përkasin asnjë individi dhe asnjë partie politike”, ka deklaruar Tahiri në një konferencë për media në hollin e Kuvendit.

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se po refuzon vazhdimin e seancës dhe se, përmes kësaj, Kuvendi po mbahet i bllokuar.

Tahiri ka theksuar se Kushtetuta duhet të jetë kufiri i pushtetit dhe se asnjë politikan nuk mund të vendoset mbi institucionet e shtetit.

“Kushtetuta është kufiri i pushtetit. Është garancia se institucionet nuk mund të shndërrohen në instrument të një individi dhe se askush nuk është mbi Republikën. As Albin Kurti”, tha ai.

Sipas tij, Kosova nuk mund të mbetet në pritje derisa Kurti të zgjidhë kalkulimet e tij politike.

“Vota të jep mandat. Vota nuk të jep pronësi mbi shtetin. Pushteti në demokraci nuk është privilegj personal. Është përgjegjësi, është i kufizuar dhe është i përkohshëm. Mbi të qëndron Kushtetuta”, u shpreh Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se çdo ditë e humbur në bllokadën institucionale është humbje për qytetarët, duke kundërshtuar arsyetimin e situatës përmes procedurave dhe kalkulimeve politike.

“Republika nuk fillon me Albin Kurtin dhe Republika nuk përfundon me Albin Kurtin. Qeveritë ndryshojnë, kryeministrat ndryshojnë, deputetët dhe shumicat ndryshojnë. Republika mbetet”, deklaroi Tahiri.

Në fund, ai tha se PDK-ja do të vazhdojë të kërkojë funksionalizimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.

“Mbi deputetin është ligji. Mbi kryeministrin është Kushtetuta. Mbi partinë është institucioni. Mbi pushtetin është Republika. Askush mbi Kushtetutën, askush mbi ligjin, askush mbi institucionet dhe askush mbi Republikën”, përfundoi Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.