☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.75 ▼2.28%
ARI 3,921 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,463 ▲ +0.98% ETH $2,290 ▲ +0.96% XRP $1.2562 ▲ +0.32% SOL $94.9300 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Tentuan të fusin marihuanë në Dubravë – ngrihet aktakuzë ndaj tre personave, mes tyre një zyrtar korrektues

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të identifikuar me inicialet S.D., T.T. dhe B.T., nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me narkotikët dhe korrupsionin.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri S.D., në cilësinë e zyrtarit korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se kishte tentuar të fuste brenda institucionit korrektues substancë narkotike të llojit marihuanë.

“I pandehuri S.D., në cilësinë e zyrtarit korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se ka poseduar me qëllim të shpërndarjes substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë neto prej 85.61 gram, të cilën kishte tentuar ta fuste brenda institucionit korrektues për një të burgosur”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se droga ishte fshehur në trupin e zyrtarit korrektues dhe u zbulua gjatë një kontrolli të realizuar nga zyrtarët korrektues pas pranimit të informatave operative.

Sipas aktakuzës, edhe i pandehuri T.T., i cili në kohën e ngjarjes ishte duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se kishte organizuar futjen e substancës narkotike në burg.

“I pandehuri T.T. dyshohet se ka shtyrë të pandehurit e tjerë për kryerjen e veprës penale, duke organizuar dhe koordinuar futjen e substancës narkotike brenda institucionit korrektues në këmbim të një shpërblimi në të holla”, thuhet në aktakuzë.

Ndërkohë, B.T. akuzohet se kishte siguruar dhe dorëzuar marihuanën, si dhe kishte tentuar të korruptonte zyrtarin korrektues.

“I pandehuri B.T. dyshohet se ka siguruar dhe dorëzuar substancën narkotike… si dhe i ka ofruar shumën prej 1,000 euro zyrtarit korrektues për ta nxitur atë të vepronte në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare”, thuhet në njoftim.

S.D. dhe B.T. akuzohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa T.T. akuzohet për shtytje në kryerjen e kësaj vepre penale. B.T. përballet gjithashtu edhe me akuzën për “Dhënia e ryshfetit”.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Po ashtu, për zyrtarin korrektues S.D. është propozuar edhe dënimi plotësues.

“Prokurori i Shtetit ka propozuar shqiptimin e dënimit plotësues ‘Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik'”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.