☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,493 ▼0.59%
DOW 52,878 ▼0.33%
NASDAQ 25,771 ▼1.34%
NAFTA 72.11 ▲5.19%
ARI 4,125 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,780 ▼ -0.09% ETH $1,789 ▼ -0.4% XRP $1.1217 ▼ -2.45% SOL $81.4100 ▼ -0.83%
S&P 500 7,493 ▼0.59 % DOW 52,878 ▼0.33 % NASDAQ 25,771 ▼1.34 % NAFTA 72.11 ▲5.19 % ARI 4,125 ▼1.01 % S&P 500 7,493 ▼0.59 % DOW 52,878 ▼0.33 % NASDAQ 25,771 ▼1.34 % NAFTA 72.11 ▲5.19 % ARI 4,125 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Kosova

Terras: E inkurajoj Kurtin të tregojë burrështetësi për ndërtimin e një koalicioni funksional

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të angazhohet për krijimin e një koalicioni funksional dhe për sigurimin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Përmes një postimi në platformën “X”, pas vizitës dhe takimeve të zhvilluara në Kosovë, Terras ka kërkuar nga Kurti që të tregojë “burrështetësi” në mënyrë që vendi të ketë institucione stabile.

“E inkurajoj kryeministrin Kurti të tregojë burrështetësi për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit”, ka shkruar Terras.

Ai ka theksuar se stabiliteti institucional është i domosdoshëm për përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shtuar raportuesi i Parlamentit Evropian.

Terras gjatë së martës ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Në një tjetër reagim në platformën “X”, raportuesi evropian ka bërë të ditur se me përfaqësuesit politikë ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“E ardhmja e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, ka shkruar Terras.

Ai ka ritheksuar se perspektiva evropiane e Kosovës mbetet e lidhur me forcimin e institucioneve, zbatimin e reformave dhe avancimin e proceseve demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.