☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.44 ▼1.05%
ARI 4,105 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,788 ▼ -0.36% ETH $1,677 ▼ -1.04% XRP $1.1012 ▼ -1.28% SOL $69.6200 ▼ -1.18%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.44 ▼1.05 % ARI 4,105 ▼1.07 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.44 ▼1.05 % ARI 4,105 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Opinion

Turistët nëpër hotelet e Tiranës, kërkojnë hartën e protestës

Nga Kastriot KOTONI

Jemi europianë dhe tashmë integrimi drejt familjes europiane, është i prekshëm kudo, por ka një takëm shqiptarësh, që nuk e duan integrimin dhe kaplojnë qiej e male, për të treguar sa e duan atdheun. Atdheun e prekim çdo ditë me të mirat dhe të këqijat e tij, e nuk kundërshton kush askënd që proteston për ujin dritat dhe flamengot. Ka edhe më shumë çështje për të protestuar ndoshta më jetike, siç është cilësia e ushqimeve apo barnave dhe ilaçeve.  Marrëveshja e detit. Vonesën e goditjes së SPAK-ut, Ligjet elektorale e njëqind të tjera. Atdheu im stinor, nuk është çështje rillsash apo ndjekësish në portale?

Atdheu im, ka 6 muaj që punon për një turizëm të qëndrueshëm, me standardet e duhura, si në BE, dhe jo të vijë turisti i huaj në mes të Tiranës, e të kërkojë nga recepsionistja hartën e rrugëve, ku do të kalojnë demonstruesit e flamingove apo revolucionit. Më keq akoma në zonat turistike, ku çdo ditë operatorët turistik, nuk dinë si t’u përgjigjen partnerëve turistik, nëpër botë, për çfarë po ndodhë në Shqipëri? Nëse keni ardhur nga perëndimi për hallet e Shqipërisë, o diasporë e nderuar,  meqë e njihni mirë median dhe kulturën e protestës në vendet perëndimore, nuk besoj se do ishit të kënaqur që të shkatërrohej turizmi në Shqipëri? Ndryshimi  apo revolucioni, nuk importohet nga jashtë dhe nga kushdo qoftë pas tij? Ndryshimi vjen brenda vendit, nga kauza që ke ngritur dhe orientuar vetëm për një çështje dhe vetëm për një. Ngarkesa emocionale e protestuesve me axhendën e fshehur pas saj në ditët në vazhdim do kemi rastin ta kthjellojmë. Shqiptarë nëse ndiheni të papërfaqësuar përdorni instrumentet legjitime të garantuara me kushtetutë. Po kërcënime apo forma të nacionalizmit arkaik, janë të dëmshme për fatet e Shqipërisë. Falangat e ekstremizmit antisemit, u shfaqën në protestë dhe sado që të distancohen shqiptarët njolla e turpit, mbetet. Histeri populiste e instrumentalizuar, nuk duhet të kishte triumfuar në protest dhe fajtorët duhet të vihen përpara ligjit.

Asnjë flamur i kujtdo kombi apo shteti, nuk duhet grisur! Injorancën e organizimit të ç’oraganizuar nesër, nuk ka zot që t’jua mbuloj. Ke ç’ke me qevërinë, Shqipëria “O Selim i familjes së peshkatarit,” se po të kishit lexuar dramën e Sulejman Pitarkës se filmin duket që se paskeni parë , se helbete jeni gjenerata “Z”, nuk do ishit shtuar kaq shumë?   Flamurin kombëtar, nuk ke pse e përdor për të mbrojtur, për çfarë arsye dhe për kë dhe ku? në çfarë situate e ngre këtë flamur? Shqipërinë e kemi bashkë, si ai që mendon si ju të protestës dhe ai që nuk mendon si ju! Ndaj vëre njëherë flamurin kombëtar në ditën e flamurit në dritare ose në ballkon Më 28 nëntor, dhe jo për një ditë me diell, ju vajti mendja për të mbrojtur Zvërnecin. Shqiptar i mirë, është ai që mendon dhe vepron çdo ditë për kombin. Kthimi i Shqipërisë në vitin zero, dikush me dashje apo pa dashje, i cili e ka kthyer, si shprehje të sindromës së kështjellës Rozafat këtë situatë politike, nuk I shërben çështjes kombëtare. Destinacioni i popullit shqiptar është Europa, duan apo nuk duan, ca e ca shqiptar me qeleshe dhe me flamur kombëtar mbështjellur rreth trupit. Ndonëse shqiptari, kur vjen puna tek prona është sorollatur prej 35 vjetësh dyerve të gjykatave dhe të vjen e të vret apo të merr erzin, pse i gërvisht makinën, ndaj kësaj proteste më kot duan t’i veshin me petkun revolucionar kundër padrejtësisë shoqërore se “gjoja nuk mban më!”

Ku ishte fshehur kjo pika e vlimit, që paska fjetur kaq gjatë në zemrat e shqiptarit? Ecja e kombit shqiptar, është pjesë e identitetit kombëtar e vetëdijes sonë europiane dhe jo një tek a premtim elektoral i njërit apo tjetrit politikan në Shqipëri. E kemi treguar me fakte sakrificën tonë për këtë të shkretë Europë,  dhe në vend që të nxitojmë dhe të kemi vendin që na takon, na futen shkopinj nën rrota në emër të revolucionit apo gjellës së ndyrë të antishqiptarizmës. Harta e protestës që kërkojnë turistët, është një e drejtë elementare për sigurinë e jetës, por dëmi më i madh, është se me këtë hov që ka marrë kjo protestë, nesër do i kemi spektaklet nëpër plazhe, kundër turistëve dhe pushuesve, duke iu hakërruar me sloganin “çohuni nga plazhet tona!”. Në qytetin e Durrësit ishin vjedhur shezllongjet që i kishte vendosur Bashkia falas për qytetarët saj në shëtitoren pranë bregdetit, a nuk e kuptoni se anarkia, është përhapur si mushkonjë dhe nuk do t’ia dijë as për shtet dhe as për kamera?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.