🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.93 ▲0.64%
ARI 4,455 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,603 ▲ +0.94% ETH $1,905 ▲ +1.28% XRP $1.0016 ▲ +0.14% SOL $75.7200 ▲ +0.63%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.93 ▲0.64 % ARI 4,455 ▲0.41 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.93 ▲0.64 % ARI 4,455 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Bota

TURQI – Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk është më prioritet, edhe pse nuk kemi hequr dorë

STAMBOLL, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk është më një prioritet për vendin, megjithëse Ankaraja nuk e ka mbyllur derën për anëtarësimin në bllok.

”Bashkimi Evropian nuk është prioritet për ne”, tha Erdogan në një intervistë për televizionin “Al Jazeera”.

Ai theksoi se Turqia nuk ka hequr dorë nga synimi për t’u bërë pjesë e BE-së, por kjo çështje nuk zë më një vend kryesor në politikën e vendit.

Sipas presidentit Erdogan, nëse BE-ja vazhdon ta refuzojë Turqinë, humbësi do të jetë vetë Bashkimi Evropian.

Turqia është kandidate për anëtarësim në BE që prej vitit 1999.

Negociatat për anëtarësimin nisën në vitin 2005, por prej vitesh janë të ngrira për shkak të përkeqësimit të situatës në vend sa i përket demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave themelore.

Kritika për goditjen ndaj opozitës

Udhëheqja turke është përballur kohët e fundit me kritika të forta për veprimet kundër opozitës, veçanërisht për burgosjen e rivalit politik të Erdogan dhe ish-kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Gjyqi i tij, i ndjekur me vëmendje të madhe, pritet të vazhdojë sot në gjykatën e Silivrit, në Stamboll.

Imamoglu akuzohet, ndër të tjera, për korrupsion, pastrim parash dhe krijim të një organizate kriminale.

Opozita turke i konsideron procedurat gjyqësore të motivuara politikisht dhe akuzon Erdogan se po përpiqet të eliminojë rivalin e tij më të rëndësishëm përmes sistemit gjyqësor.

Qeveria turke i mohon akuzat për ndërhyrje në drejtësi./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.