☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,482 ▲0.6%
DOW 52,499 ▲0.56%
NASDAQ 25,324 ▲0.8%
NAFTA 84.55 ▲1.15%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,039 ▼ -2.67% ETH $1,870 ▼ -2.56% XRP $1.0635 ▼ -1.98% SOL $73.0500 ▼ -2.1%
S&P 500 7,482 ▲0.6 % DOW 52,499 ▲0.56 % NASDAQ 25,324 ▲0.8 % NAFTA 84.55 ▲1.15 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,482 ▲0.6 % DOW 52,499 ▲0.56 % NASDAQ 25,324 ▲0.8 % NAFTA 84.55 ▲1.15 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

Tensionet e vitit 2014 mes PS-së dhe PD-së mbi ndarjen e bashkive në vend janë rikthyer sërish. Në ndarjen e re, mazhoranca synon që në zgjedhjet vendore gara të zhvillohet me përballjen e 46 kandidatëve, ndërsa opozita shtrihet në 100.

Palët bien dakord për të mos pasur komuna, të cilat u hoqën 12 vite më parë, por rikthehen disa prej emrave që kanë pasur më parë të zgjedhur me votë.

Në Shkodër, mazhoranca synon shkrirjen e Fushë-Arrëzit. Por opozita jo vetëm të mos preket, por shton edhe ish-komunën e Velipojës dhe fshatrat Drisht, Koplik dhe zona të tjera të rikthehen si bashki.

Në Lezhë, socialistët nuk parashikojnë ndryshime, por demokratët kërkojnë shtimin e 5 bashkive. Bregu i Matës, Zadrima, Rubiku, Oroshi dhe Mamurrasi kërkohen të rivendosen në hartën e re territoriale.

Kukësi po ashtu qëndron i njëjtë për socialistët, por selia blu kërkon edhe Shishtavecin dhe Bicajn.

Dibra preket nga të dy palët. Për të majtët shkrihet Bashkia Klos, ndërsa për të djathtët shtohen Maqellara, Shupenza, Kastrioti dhe Lura, duke krijuar 8 bashki.

Në qarkun e Durrësit PS i qëndron të njëjtës hartë, por e djathta shton Sukthin dhe Fushë-Krujën. Sa i përket Tiranës, e majta zgjeron territorin e kryeqytetit me Rinasin dhe socialistët, Rrogozhina duhet t’i bashkohet Kavajës. Por kundërshtarët politikë kërkojnë dyfishimin e bashkive. Për ta, Ndroqi, Arbana, Dajti, Kashari dhe Petrela rikthehen si bashki.

Elbasani mund të konsiderohet më i prekuri nga të dy kampet. Socialistët kërkojnë kalimin në katër njësi, duke hequr Belshin, Cërrikun dhe Përrenjasin. Demokratët kërkojnë shtimin e Bradasheshit dhe Shpatit.

Në qarkun e Korçës është Maliqi që shkrihet sipas projektit të mazhorancës, ndërsa demokratët shtojnë Leskovikun, Mokrën, Pojanin dhe Voskopojën. Qendra kërkohet të rishikohet edhe për Kolonjën, duke përcaktuar Ersekën.

Në Fier, Divjaka i kalon Lushnjës dhe shkrihet edhe Patosi. Por e djathta kërkon të kthejë në votë edhe Ardenicën, Krutjen, Dushkun, Fratarin, Levanin dhe Cakranin.

Dimali i bashkohet Beratit, i cili merr edhe Poliçanin sipas selisë rozë. Por kundërshtarët kërkojnë të shtojnë dy bashki, Shpiragun dhe Otllakun.

Vlora merr Selenicën, por kjo kundërshtohet nga opozita, e cila kërkon Amantian, Orikumin, Ksamilin dhe Novoselën me kryetar.

Gjirokastra njeh reduktimin me tre bashki sipas së majtës, e cila heq zgjedhjet në Libohovë, Memaliaj dhe Këlcyrë, ndërsa e djathta nuk sheh nevojën për ndryshime. Në total janë 15 bashki që kërkohet të reduktohen nga e majta, ndërsa opozita pretendon të shtojë 39 të tilla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.