☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.54 ▲1.51%
ARI 4,010 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,380 ▼ -3.2% ETH $2,210 ▼ -4.27% XRP $1.2189 ▼ -5.92% SOL $95.3100 ▼ -4.71%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,010 ▼0.52 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,010 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiqi vazhdon vizitën e fshehtë në SHBA, flet për Kosovën me zyrtarë amerikanë

 

Mediet serbe vazhdojnë të raportojnë rreth vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Amerikë. Vetë Vuçiqi është detyruar të tregojë se ndodhet në SHBA pasi ish-kryediplomati serb, kundërshtar i tij, Vuk Jeremiq, ka treguar se shefi i shtetit serb ka udhëtuar fshehtas drejt Amerikës. Jeremiqi po ashtu ka thënë se Vuqiqi po mban takime të fshehta me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Po ashtu, seksioni serb i “Zërit të Amerikës”, ka njoftuar se Vuçiqi ka udhëtuar privatisht në SHBA me vajzën e tij.

Por, gazeta “Blic” e Beogradit duke u thirrur në burime diplomatike shkruan se Vuçiqi është duke realizuar takime që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Vuçiq tashmë është takuar me zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe të Administratës Amerikane. Ndërsa nesër pritet të takohet me Sekretarin Gjeneral të OKB-së, Antonio Guterres”, shkruan “Blic”.

Ndërsa ky medium i afërt me Vuçiqin shkruan se presidenti serb me këto takime e ka vazhduar “ofensivën diplomatike në nivele të ndryshme të OKB-së, ambasadorë të flasë për Kosovën dhe pozitën e serbëve”.

Ndërkohë, ish-shefi i diplomacisë serbe Jeremiq po insiston që bashkë me Vuçiqin në SHBA ndodhet edhe Hashim Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.