☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 85.08 ▼2.27%
ARI 4,694 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,306 ▲ +1% ETH $2,458 ▲ +2.03% XRP $1.4759 ▼ -0.12% SOL $94.5400 ▲ +1.48%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.08 ▼2.27 % ARI 4,694 ▲0.29 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.08 ▼2.27 % ARI 4,694 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Politika

Zbardhet agjenda e retreat-it të qeverisë, ministrat raportojnë para Ramës! Pikat kryesore të diskutimit

Ministrat e qeverisë do të mblidhen këtë të hënë në një retreat të posaçëm, ku secili dikaster do të prezantojë bilancin e punës, rezultatet e arritura, problematikat dhe detyrat që mbeten për t’u realizuar.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me raportimet e ministrave, të ndara në disa sesione.

Në pjesën e parë të agjendës, nga ora 11:00 deri në 14:00, do të prezantojnë ministrat e Mbrojtjes, Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Inovacionit, Infrastrukturës dhe Energjisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike.

Më pas, agjenda vijon me ministrat e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsimit dhe Sportit.

Secili prej ministrave ka në dispozicion 15 minuta: 10 minuta për prezantimin dhe 5 minuta për diskutime.

Pas drekës, në orën 15:00, nis sesioni i dedikuar diplomacisë dhe punëve të jashtme.

Në këtë pjesë do të raportojnë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, kryenegociatorja për integrimin europian, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Pas raportimeve të ministrave, agjenda parashikon edhe disa prezantime të tjera.

Në orën 16:00 pritet të prezantohen problematikat e proceseve të prokurimeve për periudhën janar–gusht 2026. Më pas do të raportohet mbi masat e Agjendës së Reformave, sfidat, arritjet dhe propozimet, si dhe ecurinë e projekteve të AIC-së.

Një hapësirë e konsiderueshme në agjendë i është kushtuar edhe komunikimit dhe promovimit në media. Ky prezantim është parashikuar të zgjasë 32 minuta, nga ora 16:28 deri në 17:00.

Në orën 17:00 nisin komentet dhe diskutimet, të cilat do të zgjasin një orë.

Në fund të takimit do të mbajë fjalën përmbyllëse kryeministri Edi Rama.

Retreat-i zhvillohet pas takimit të së dielës në Pogradec mes Ramës, drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, ku u diskutua organizimi i mëtejshëm i strukturave socialiste dhe mekanizmat e rinj për trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.