🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 83.61 ▼0.54%
ARI 4,473 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,844 ▲ +0.94% ETH $1,936 ▲ +1.89% XRP $1.0100 ▲ +1.2% SOL $78.4500 ▲ +2.78%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 83.61 ▼0.54 % ARI 4,473 ▲1.17 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 83.61 ▼0.54 % ARI 4,473 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kosova

Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Operacioni është realizuar më 18 gusht nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

Të arrestuarit janë B.S., F.S. dhe A.D.

Sipas Policisë, B.S., përveç dyshimit për “Fajde”, dyshohet edhe për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Aksident trafiku me lëndime”.

Kjo pasi, sipas njoftimit, gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, B.S. dyshohet se me veturë ka goditur dhe lënduar një zyrtar policor dhe një qytetare.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të dyshuarit, në vazhdimësi, dyshohet se kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të përfitimit të interesit nga veprimtaria e fajdesë.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë, viktima dyshohet se është detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, ndërsa si pasojë e veprimeve të dyshuara të kundërligjshme i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione në komunën e Prizrenit, ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale që pritet të përdoren në procedurën penale.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.