☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,365 ▲ +0.65% ETH $2,291 ▲ +0.95% XRP $1.2528 ▲ +0.06% SOL $94.8700 ▼ -0.72%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, në një intervistë për Klan News me moderatorin Besard Jacaj, komentoi situatën e zjarreve në vendin tonë.

I pyetur nëse ka ndonjë informacion që zjarret të jenë ndezur nga “armiq të huaj”, Nufi tha se ky është një detaj, që i takon Ministrisë së Brendshme. Ministri nënvizoi se Mbrojtja, me aq sa mundet, po bën maksimumin për të shuar flakët.

Më tej, ministri u shpreh se situata është kritike në Pukë, Mirditë dhe në Vlorë.

Ministri theksoi se zjarrfikësit do të vlerësohen maksimalisht, qoftë edhe monetarisht, pasi ata janë heronj, që kanë rrezikuar jetën e tyre.

“Efektivët në Milot kanë rrezikuar jetën, mbi ta kanë qenë shtyllat e tensionit të lartë. Kanë rrezikuar jetën edhe pilotët e Air Tractor. Pilotët kanë kovat e fundit, që përdor çdo forcë ajrore në botë. Kemi 5 mjete ajrore, kemi 2 Air Tractor. Mund të kemi kapacitete shtesë në 2027, 2026 ka qenë viti me kapacitete më të larta. Edhe lopatat apo mjetet bazike kanë funksione tepër të rëndësishme. Këta njerëz janë heronj dhe vlerësimi për ta është maksimal”, nënvizoi Nufi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.