☁️
Tiranë 31°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 83.27 ▼6.76%
ARI 4,104 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,308 ▲ +1.23% ETH $1,966 ▲ +4.27% XRP $1.1070 ▲ +0.58% SOL $76.5600 ▲ +1.92%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.27 ▼6.76 % ARI 4,104 ▲0.82 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.27 ▼6.76 % ARI 4,104 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Politika

Asistenti virtual i e-Albania-s me rreth 3 milionë ndërveprime, nga imazhi te zëri dhe inteligjenca Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në platformën Instagram një video prezantim, ku ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) paraqesin historinë e zhvillimit të Diellës dhe punën që qëndron pas realizimit të një prej projekteve më inovative të transformimit digjital në Shqipëri.

Diella, asistenti virtual i platformës e-Albania, është krijuar si një standard i ri në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me shërbimet publike, duke sjellë një formë të re komunikimi mes qytetarit dhe administratës.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ekspertët, Diella ka realizuar deri më sot rreth 3 milionë ndërveprime në platformën e-Albania. Ajo është rezultat i një vizioni që e sheh Inteligjencën Artificiale jo thjesht si një teknologji që funksionon në prapaskenë, por si një urë komunikimi inteligjente, natyrale dhe të besueshme mes qytetarëve dhe shtetit.

Rrugëtimi i zhvillimit të Diellës, sipas ekspertëve të AKSHI-t, ka treguar se modelet e avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të zhvillohen dhe të performojnë me sukses edhe në gjuhën shqipe, duke krijuar një eksperiencë komunikimi të saktë, intuitive dhe të aksesueshme për çdo qytetar.

Mbi këtë bazë, projekti ka evoluar drejt sfidave më komplekse teknologjike, duke integruar analizën e dhjetëra mijëra akteve ligjore, arsyetimin dhe përpunimin e dokumenteve komplekse, teknologjitë e përpunimit të gjuhës natyrore, një identitet vizual 3D, të ndërtuar për ta bërë ndërveprimin me qytetarët më të qartë, më njerëzor dhe më të rrjedhshëm.

Pas çdo përgjigjeje të dhënë nga Diella qëndron një ekosistem i avancuar kërkimi, inxhinierie dhe inovacioni, ku bashkohen modelet gjuhësore, Inteligjenca Artificiale, grafika 3D, përpunimi i të folurës dhe dizajni i ndërveprimit.

Rezultati, sipas prezantimit, është më shumë sesa një produkt teknologjik. Ai përfaqëson një model të ri komunikimi, i ndërtuar për ta bërë marrëdhënien mes qytetarit dhe administratës publike më të thjeshtë, më efikase dhe më intuitive.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama prezantohet i gjithë rrugëtimi i zhvillimit të Diellës, nga ideja fillestare deri te puna teknike e ekspertëve që ka çuar në realizimin e këtij projekti të transformimit digjital në Shqipëri.

A post shared by Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (@akshi.gov.al)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.