☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Përplasje para Parlamentit, hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet (VIDEO)

 Protesta e thirrur këtë të hënë para Parlamentit ka nisur të tensionohet, pasi disa prej protestuesve janë përpjekur të afrohen drejt godinës së Kuvendit.Prej disa minutash, protestuesit po lëvizin në rrugët përreth zonës, duke kërkuar të çajnë kordonin policor, por janë ndaluar nga rrethimi i vendosur nga efektivët.

Gjatë përplasjeve janë shënuar edhe momente tensioni, ku disa protestues kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë. Nga ana e tyre, forcat e rendit kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Protestuesit po mundohen të çajnë edhe kordonin e policisë ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre.

Protestuesit kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve, por edhe të policisë, me të cilët i përplasën pranë Xhamisë. Kanë nisur edhe shoqërimet.

Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.